Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

LICENCIMI

Licencimi

LICENCIMI I SHËRBYESVE MEDIAL AUDIOVIZUEL

Për të ushtruar veprimtarinë në fushën e shërbimeve mediale audio-vizuale në Republikën e Kosovë sipas Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave  kërkohet licenca për transmetim, të cilën e lëshon Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).

Licencat e transmetimit dhe ripërtëritja e tyre bëhet për një afat shtatë (7) vjeçar për radio transmetime, ndërsa për shërbime mediale audiovizuele dhe për operatorët e rrjeteve për ofrimin e shërbimeve mediale me përmbajtje audiovizuele afati është dhjetë (10) vjeçar. Licencat e lëshuara nga KPM nuk mund të shfrytëzohen dhe barten pa autorizimin dhe pa aprovimin paraprak me shkrim të KPM-së.

Subjektet e licencuara duhet të veprojnë në përputhje në pajtueshmëri të plotë më të gjitha aktet nënligjore si dhe me Kushtet dhe Termet e Licencës, siç janë të përcaktuara nga KPM-ja.

Bazuar ne ligjin Nr. 04/L-44 KPM-ja me akt nënligjor, mund të miratojë dhe aplikojë edhe kritere tjera për licencim dhe përtëritje të licencës varësisht prej llojit dhe kategorisë së licencës që do të lëshojë.

Lëshimi i licencave të reja për shërbime mediale audio-vizuale publikohet me të gjithë informacionin përkatës që kërkohet nga kandidatët, metodologjia dhe kriteret për vlerësimin e aplikacioneve, tarifat e përcaktuara dhe kategoria e licencës.

Sipas planit frekuencor të disponueshme për Kosovën, KPM ndanë frekuenca të mjaftueshme për Transmetuesin Publik për t’i mundësuar që t’i ofrojë popullsisë së Kosovës një mbulim radio televiziv deri në masën maksimale të mundshme.


 
© KPM 2000-2010 - Të gjitha të drejtat e rezervuara
Rreth WebfaqesRSS Feed