Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

Vende të lira pune

Mundësi Punësimi

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Ligji Nr. 03/ L -149, neni 12, paragrafi 4, Komisioni i Pavarur i Mediave bën:     

                                                                                 

                                                       REKRUTIM                    

                                                                                                                                                                        

Institucioni:                                     Komisioni i Pavarur i Mediave

Titulli i vendit të punës:                  Zyrtar për koordinim dhe ndërlidhje  

Paga: 464 € (bruto)

Numri i zyrtarëve: 1

Orët e punës në javë: 40

Kohëzgjatja e kontratës: 6 muaj

 

Nr. i Referencës:  1604/377/ADM/n.a                                                                   Datë: 04.05.2016

__________________________________________________________________________________________

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

  • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike  për Zyrën Ekzekutive të KPM-së,  përfshirë pregaditjen  e dokumenteve për takime të ndryshme dhe analizat paraprake për çështje të caktuara të KPM-së;
  • Mirëmban dosjet e raporteve, korrespondencës dhe materialeve tjera relevante;

·         Ofron ndihmë për Komisionin Mbikqyrës (KM) në të gjitha çështjet administrative dhe tenike që kanë të bëjnë me procesin e digjitalizimit;  

  • Mban agjendën e takimeve për KM dhe përgatit paraprakisht të gjitha dokumentet e nevojshme për takime apo seansa;

·         Përkthen dokumente të ndryshme për nevojat e Komisionit dhe KM në gjuhën angleze dhe anasjelltas;

·         Shërben si zyrtar ndërlidhës dhe koordinator në mes të KPM-së dhe institucioneve vendore dhe ndërkombëtare;

  • Kryen edhe detyra tjetër sipas kërkesës së punëdhënësit.

 

Kualifikimet për këtë vend të punës:

 

  • Diplomë Universitare
  • Përvojë pune në administratë
  • Aftësi të mira në komunikim dhe aftësi për të punuar në ekip;

·      Njohuri të mirë të programeve kryesore të Microsoft Office;

·     Njohuria e gjuhës angleze është e obligueshme;

 

 

 

 

Institucioni:                                     Komisioni i Pavarur i Mediave

Titulli i vendit të punës:                  Zyrtar për hulumtim dhe analizë 

Paga: 464 € (bruto)

Numri i zyrtarëve: 1

Orët e punës në javë: 40

Kohëzgjatja e kontratës: 6 muaj

 

Nr. i Referencës:  1604/378/ADM/n.a                                                                   Datë: 04.05.2016

__________________________________________________________________________________________

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

  • Bën hulumtime, analiza dhe vlerësime në fushën e Mediave

·         Përgatit raporte për punën dhe hulumtimet e realizuara;

·         Përgatitja e raporteve financiare ne bazë te hulumtimeve;

·         Përkrah departamentet e rregullimit të transmetimit;

·         Kryen edhe detyra tjetër sipas kërkesës së punëdhënësit.

Kualifikimet për këtë vend të punës:

 

  • Diplomë Universitare
  • Përvojë pune relevante
  • Aftësi të mira në komunikim dhe aftësi për të punuar në ekip;

·       Njohuri të mirë të programeve kryesore të Microsoft Office;

·      Njohuri e gjuhës angleze dhe serbe

 

 

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

 

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

 

Procedurat e konkurrimit:

Konkurrimi është i hapur për të gjithë qytetarët e  interesuar të Republikës së Kosovës

 

Lloji i kontratës: “Marrëveshje për shërbime të veçanta”

 

Data e mbylljes së konkursit:

10.05.2016

 

Paraqitja e kërkesave

 

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të KPM-së, ose të tërhiqen nga web faqja e KPM-së në adresën www.kpm-ks.org, dhe dorëzohen në zyrë e Burimeve Njerëzore, Ardesa: Rr. Perandori Justinian nr.124 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më 10.05.2016. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038-245-031. Shpallja mbetet e hapur 7 ditë. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.


_______________________________________________________________________



 
© KPM 2000-2010 - Të gjitha të drejtat e rezervuara
Rreth WebfaqesRSS Feed