Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

Naile Selimaj-Kresniqi






Naile SELIMAJ - KRASNIQI është Kryeshefe Ekzekutive e Zyrës Ekzekutive të KPM-së, në mandatin a saj të tretë.

Kryeshefja Ekzekutive drejton Zyrën Ekzekutive, organin e dytë të KPM-së.

 

   Biografia e shkurtër e Kryeshefes Ekzekutive të KPM-së

  • Naile Selimaj-Krasniqi është lindur më 19 maj 1978 në fshatin Novosellë, Komuna e Pejës.
  • Ka përfunduar Fakultetin Filologjik, Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze, pranë Universitetit të Prishtinës në shkurt 2004.
  • Ka magjistruar në shtator 2007 në lëminë e Udhëheqjes Arsimore; në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Kalgarit, në Kanada.
  • Është emëruar nga Këshilli i KPM-së në pozitën e Shefes Ekzekutive në tetor të vitit 2006, kurse në nëntor të vitit 2009 është riemëruar në këtë post në mandatin e saj të dytë,
  • Nga korriku 2003 deri në nëntor 2006 ka punuar në Zyrën e Komisionerit të Përkohshëm për Media në pozitën e Udhëheqëses së Divizionit të Licencimit,
  • Nga janari 2002 deri në qershor 2003 Zyrtare e Lartë për Licencim, Zyra e Komisionerit për Media (Misioni i OSBE-së në Kosovë),
  • Nga nëntori 1999 deri në dhjetor 2001, Asistente e Lartë për Licencim, Departamenti për Media, Misioni i OSBE-se në Kosovë,
  • Nga muaji korrik 1999 deri në tetor 1999, asistente dhe trajnere e gazetarëve të Radio Prishtinës dhe Televizionit të Kosovës.

Është e martuar dhe ka dy fëmijë.