Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

PUNA E KPM-së LIDHUR ME DIGJITALIZIMIN

PUNA E KPM-së LIDHUR ME DIGJITALIZIMIN

Veprimin e parë për hartimin e strategjisë për Digjitalizim, KPM e ndërmori në korrik 2008 me organizimin e një takimi pune me ekspert për digjitalizim. Qëllimi i takimit ishte identifikimi i hapave të parë që Kosova duhet ndërmarrë për të filluar procesin e digjitalizimit. Po në këtë takim KPM krijoj idenë e hartimit të një plani që i përshtatet më së miri nevojave dhe kushteve të Kosovës. Nga ky takim KPM hartoi "RAPORTIN NGA TAKIMI MBI STRATEGJITË PËR RI-LICENCIMIN DHE DIGJITALIZIM".

Më19 dhjetor 2008 KPM organizoi Tryezën e Rrumbullakët me temën “Kosova dhe e Ardhmja Digjitale e Transmetimeve”. Në këtë tryezë u paraqitën sfidat nëpër të cilat kaluan vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian gjatë fazës së kalimit nga sistemi analog në atë digjital të transmetimeve, si dhe nevoja e hartimit të një strategjie që do të përcaktonte edhe Kosovën si pjesë të familjes digjitale të transmetimeve dhe si anëtare e Unionit ndërkombëtarë të Transmetimit (ITU). Aty, Komisioni i Pavarur për Media paraqiti planin frekuencor digjital të përcaktuar nga ITU për transmetimet tokësore digjitale së bashku me rezultatet e një studimi të bërë në lidhje me: STUDIMIN E POLITIKAVE DHE STRATEGJIVE ZHVILLIMORE TË TRANSMETIMIT DIGJITAL NË VENDET E RAJONIT DHE BASHKIMIT EVROPIAN”,.

Gjatë vitit 2009 KPM analizoi planin frekuencor digjital televiziv tokësor që rezultoi nga Konferenca e ITU-së (RRC-06) dhe përgatiti projektin për t'i paraprirë procesit të kalimit në teknologjinë e transmetimeve televizive numerike-Alternativat Teknike për planin frekuencor digjital të Kosovës sipas standardeve të ITU-së. Ky projekt u prezantua në konferencën e pare ndërkombëtare me temën PREZANTIMI I TRANSMETIMIT DIGJITAL NË KOSOVË DHE RAJON – STRATEGJITË që u mbajt në Prishtinë nga 3-5 dhjetor 2009.

Në këtë konferencë u diskutua nevoja për krijimin e dy mekanizmave koordinues:

  • Një të brendshëm, i cili do të duhej të ishte në mes të palëve me interes në Kosovë, dhe
  • Mekanizmi tjetër koordinues rajonal, i cili do të mund të iniciohej ndoshta me propozimin e Kosovës dhe do të përfshinte autoritetet përgjegjëse nga vendet e rajonit, të cilat mund të preken nga pasojat e mos koordinimit të duhur.

 Mekanizmi i brendshëm koordinues, duhet t’i paraprij çfarëdo mekanizmi rajonal.

Të gjitha palët pjesëmarrëse në konferencë shprehën vullnetin e mirë për të marrë pjesë në një proces të tillë koordinues. Pjesëmarrësit theksuan gjithashtu nevojën e përfshirjes së Kosovës në procesin e planifikimeve frekuencore nga Unioni Ndërkombëtarë i Telekomunikimeve gjë që do të ishte si në interes të Kosovës ashtu edhe të UNT-së (ITU) që të rregullohet hapësira e transmetimit edhe për vendin tonë.

Me qëllim të hartimit të një strategjie të mirëfilltë për procesin e Digjitalizimit, Këshilli i Komisionit të Pavarur për Media në vitin 2009 me Vendimin Ref: 0901/0045/EXD/dd ka themeluar 5 grupe punuese për hartimin e strategjisë për:

 Grupet punuese përfaqësohen nga të gjitha institucionet relevante kosovare, të mediave dhe të shoqërisë civile.  

Së fundi Komisioni i Pavarur i Mediave me 28 dhe 29 qershor 2012 realizoi edhe një konferencë ndërkombëtare rreth procesit të digjitalizimit. Në këtë konferencë KPM solli në Prishtinë ekspertë ndërkombëtar dhe përfaqësues të autoritetve rregullatore të Britanisë së Madhe, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Turqisë.

Qëllimi i konferencës ishte që në këtë fazë kur KPM është duke punuar në finalizimin e strategjisë për digjitalizimin në Kosovë të gjitha palëve me interes t’u ofrohet mundësia që të kuptojnë më mirë procesin që duhet kaluar bazuar në përvojat e shteteve fqinjë dhe të BE-së.

 


 
© KPM 2000-2010 - Të gjitha të drejtat e rezervuara
Rreth WebfaqesRSS Feed