Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

MUNDËSI PUNËSIMI

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Ligji Nr. 03/ L -149, neni 12, paragrafi 4, Komisioni i Pavarur i Mediave bën  :                                                                                       

                                                                         REKRUTIM                   
                                                                                                                                                                       
Institucioni:                                       Komisioni i Pavarur i Mediave
Titulli i vendit të punës:                  Zyrtar për koordinim dhe ndërlidhje 
Paga: 464 € (bruto)
Numri i zyrtarëve: 1
Orët e punës në javë: 40
Kohëzgjatja e kontratës: 3+3 muaj
 
Nr. i Referencës:  1706/540/ADM/n.a                                                                   Datë: 01.06.2017

__________________________________________________________________________________________

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofron ndihmë për Komisionin Mbikqyrës (KM) në të gjitha çështjet administrative dhe tenike që kanë të bëjnë me procesin e digjitalizimit; 
  • Mban agjendën e takimeve për KM dhe përgatit paraprakisht të gjitha dokumentet e nevojshme për takime apo seansa;
  • Përkthen dokumente të ndryshme për nevojat e Komisionit dhe KM në gjuhën angleze dhe anasjelltas;
  • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike  për Zyrën Ekzekutive të KPM-së,  përfshirë pregaditjen  e dokumenteve për takime të ndryshme që ndërlidhen me punën e KM, duke përfshirë edhe analizat paraprake për çështje të caktuara të KPM-së;
  • Mirëmban dosjet e raporteve, korrespondencës dhe materialeve tjera relevante për KM;
  • Kryen edhe detyra tjetër sipas kërkesës së punëdhënësit

Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Diplomë Universitare
  • Përvojë pune në administratë
  • Aftësi të mira në komunikim dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Njohuri të mirë të programeve kryesore të Microsoft Office;
  • Njohuri e gjuhës angleze është përparësi




Institucioni:                                       Komisioni i Pavarur i Mediave
Titulli i vendit të punës:                  Zyrtar për përpunim të të dhënave  
Paga: 464 € (bruto)
Numri i zyrtarëve: 1
Orët e punës në javë: 40
Kohëzgjatja e kontratës: 3+3 muaj
 
Nr. i Referencës:  1706/541/ADM/n.a                                                                   Datë: 01.06.2017

__________________________________________________________________________________________

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën përpunimin e të dhënave nga raportet vjetore të të licencuarve të KPM-së për vitin 2016
  • Përgatit raportin me të dhënat e përpunuara për vitin 2016
  • Përgatit raportin krahasues bazuar edhe raportet e viteve paraprake
  • Bën përpunimin e të dhënave nga Ditarët A dhe B për mediat gjatë fushatës së zgjedhjeve
  • Përgatit raportin me të dhënat e përpunuara nga Ditarët A dhe B 
  • Përkrah departamentet e rregullimit të transmetimit;
  • Kryen edhe detyra tjetër sipas kërkesës së punëdhënësit.

Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Diplomë Universitare;
  • Përvojë pune relevante;
  • Aftësi të mira në komunikim dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Njohuri të mirë të programeve kryesore të Microsoft Office;

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit:
Konkurrimi është i hapur për të gjithë qytetarët e  interesuar të Republikës së Kosovës

Lloji i kontratës: “Marrëveshje për shërbime të veçanta”

Data e mbylljes së konkursit:
07.06.2017

Paraqitja e kërkesave

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të KPM-së, ose të tërhiqen nga web faqja e KPM-së në adresën www.kpm-ks.org , dhe dorëzohen në zyrë e Burimeve Njerëzore, Ardesa: Rr. Perandori Justinian nr.124 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më 07.06.2017. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038-245-031. Shpallja mbetet e hapur 7 ditë. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.




 
© KPM 2000-2010 - Të gjitha të drejtat e rezervuara
Rreth WebfaqesRSS Feed