Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

Nominimi i anëtarëve të Bordit të Mediave për Ankesa të KPM-së

02.10.2006 -

KËSHILLI I KOMISIONIT TË PAVARUR PËR MEDIA (KPM), në pajtim me Ligjin Nr. 02/L-15 të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, fton për nominime për zgjedhjen e kandidatëve që do të caktohen nga ana e Gjykatës Supreme dhe do të emërohen nga Kuvendi i Kosovës si anëtar të Bordit të Mediave për Ankesa të KPM-së.

Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë ligjërisht e regjistruar në Kosovë.

Sipas Ligjit, Anëtarët e Bordit të Mediave për Ankesa duhet të kene njohuri dhe përvojë relevante dhe duhet të kenë kualifikimet e kërkuara për t'u nominuar në Zyrë Ligjore ose kualifikimet për Këshilltar Ligjor.

Pakoja me informata për kualifikimet e anëtarëve të Bordit të Mediave për Ankesa, procedurat e nominimit, dhe format për nominim mund të merren:

tel: 00 381 38 245 031 
faksi: 00 381 38 245 034 
ose duke e vizituar zyrën e KPM-së në Rr. Gazmend Zajmi Nr. 1 Prishtinë

Nominimet do të pranohen në zyrën e KPM-së nga 2 tetori 2006 deri më 2 nëntor 2006.
 

 


Kthehu mbrapa