Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

Ftesë për komente lidhur me draft vendimin për nivelin, mënyrën e përcaktimit të pagesës së taksës për licencim për radio dhe TV

04.11.2006 -

Këshilli i Komisionit të Pavarur për Media në mbledhjen e mbajtur me 30 nëntor 2006 mes tjerash shqyrtoi sërish draft Vendimin për nivelin, mënyrën e përcaktimit të pagesës të taksës për licencim për radio dhe TV.

Pas ndryshimeve të bëra në këtë draft vendim, në pajtueshmëri me Nenin 3.14 të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media dhe Transmetim (Ligji për KPM-në) dhe Politikën e KPM-së për bërjen publike të rregullave, ky draft do të bëhet publik për subjektet transmetuese dhe palët e tjera të interesuara si dhe për opinionin e gjerë për të ofruar komentet dhe kontributin e tyre, para miratimit të këtij vendimi në takimin e ardhshëm të Këshillit të KPM-së.

Ftojmë subjektet transmetuese dhe palët e tjera të interesuara për të ofruar me shkrim komentet e tyre në lidhje me këtë draft vendim, jo më vonë se deri në fund të orarit të datës 19 dhjetor 2006. Mund t'i adresoni ato te Komisioni i Pavarur për Media, rruga Gazmend Zajmi # 1, Prishtinë, apo t'i dërgoni ato me e-mail: info@kpm-ks.org apo me faks në: 038 245 034


Kthehu mbrapa