Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

FTESË PUBLIKE PËR NOMINIME PËR NJË ANËTAR TË KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

KPM27.04.2017 -
Bazuar në Nenin 11, pika 2.1, të Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, si dhe Vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës  Nr. 05-V-460,  Komisioni i Pavarur i Mediave bën ftesë publike për nominime për një anëtar të KPM-së.

Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës.

Nominimet pranohen prej 27 prill deri më 16 maj 2017, në orën 16:00.

Dokumentacioni i nominimit duhet të dorëzohet personalisht në Zyrën e KPM-së.

Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarë të KPM-së mund t’i gjeni duke klikuar në ueb faqen e KPM-së: www.kpm-ks.org , tek PAKOJA PËR NOMINIM.

Gjithashtu, informata mund të kërkoni edhe përmes:

•  Email adresës info@kpm-ks.org    
•  Tel:  038 245 031

apo personalisht në zyrën e Komisionit të Pavarur të Mediave, Rruga Perandori Justinian Nr. 124 Qyteza, Pejton, 10000 Prishtinë.


KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE


Kthehu mbrapa