Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KPM-së

DL10.11.2017 -

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 1 nëntor 2017, ka mbajtur mbledhjen e rregullt. Pas miratimit të agjendës, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar. Në vazhdim të mbledhjes  KPM ka miratuar Raportin e Monitorimit të Mediave gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale 21 shtator 2017 – 22 tetor 2017. Raporti me të gjeturat e detajuara nga monitorimi i shërbimeve mediale audiovizuale, tanimë është publikuar në ueb faqen e KPM-së.

Në lidhje me shkeljet e evidentuara nga monitorimi i shërbimeve mediale audiovizuale, KPM ka iniciuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-073, për zbatimin e të cilit është përgjëgjës KPM, si dhe shkelje të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale KPM-2016/03.

Komisioni i KPM-së ka shqyrtuar të gjitha këto raste të shkeljeve ligjore. Gjatë shqyrtimit ka ardh në përfundim se të gjitha këto rastet janë subjekte që janë gjetur në shkelje edhe në zgjedhjet e kaluara ku janë sanksionuar me masën Vërejtje, ndërsa edhe në këto zgjedhje  përsëri kanë kryer shkelje të legjislacionit. Pas shqyrtimit të rasteve Komisioni vendosi:

Për shkelje të Nenit 22 të Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, janë gjetur në shkelje këto shërbime mediale audiovizuale: TV FESTINA  dhe RADIO VICTORIA të cilat janë sanksionuar me masën Vërejtje si dhe detyrimin që sipas ligjit në afat prej 10 ditësh të kryejnë bartjen e pronësisë, në pajtim me Nenin 22 të Ligjit për KPM-në.

Për shkelje të Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-073, ku KPM ka monitoruar fushtën zgjedhore të zgjedhjeve lokale të 22 tetor 2017, janë gjetur në shkleje këto shërbime mediale audiovizuale:

TV MIR - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 1000 € (një mijë euro),

TRIBUNA CHANNEL - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 1000 € (një mijë euro),

RTK 1_- është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 1000 € (një mijë euro),

TV OPINION - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 1000 € (një mijë euro),

TV MOST  - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 1000 € (një mijë euro),

TV DUKAGJINI - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 2000 € (dy mijë euro).

Për shkelje të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale KPM-2016/03 si dhe Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-073, është gjetur në shkleje shërbimi medial audiovizual: KLAN KOSOVA dhe është sanksionuar me masën sanksionuese gjobë, në lartësi prej 5000  (pesë mijë euro).

Gjithashtu në këtë mbledhje KPM ka trajtuar edhe tetë raste të licencimit.  KPM ka miratuar kërkesën për licencim 6 shërbimeve mediale audiovizuale përmes operatorit të shpërndarjes:  Balkan Hot, Balkan Hot 2, Non Stop Shop – Direktno Kupujem, TV Tajna, Tele Bet dhe TV Graqanica.

KPM po ashtu ka marrë vendim për  miratimin e këtyre kërkesave:  miratohet  kërkesa e TV Travelista për ndryshim të emrit nga Travelista në  Travelilngo dhe miratohet kërkesa e OK Orange Net për ndryshim të formatit të biznesit nga N.T. në L.L.C.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE


Kthehu mbrapa