Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KATËRMBËDHJETË E KPM-së

DL22.12.2017 -

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 21 dhjetor 2017, ka mbajtur mbledhjen e katërmbëdhjetë me radhë të cilën e kryesoi Kryetari z. Adnan MEROVCI. Pas miratimit të agjendës dhe dy procesverbaleve nga mbledhjet paraprake,  KPM miratoi amandamentimin (ndryshimin e neneve 11) e dy Rregulloreve: Rregullore KPM 2017/06 për Tarifën Vjetore për Licencë dhe Rregulloren KPM 2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale .

Komisioni poashtu ka shqyrtuar edhe tekstin e Strategjisë për Kalim në Transmetim Digjital të harmonizuar me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2012 për Procedurat, Kriteret dhe Metodologjinë e Përgatitjes dhe Miratimit të Dokumenteve Strategjike dhe Planeve për Zbatimin e Tyre të cilin e ka miratuar për ta dërguar për miratim në Qeveri. KPM ka përgatitur Strategjinë për Kalim në Transmetim Digjital në vitin 2015 dhe e ka dërguar për miratim në Qeveri. Strategjia është përfunduar pas një procesi gjithpërfshirës konsultativ dhe në bashkëpunim me institucionet relevante të Kosovës, ato ndërkombëtare dhe me përfaqësues të industrisë mediale. Harmonizimi i Strategjisë së KPM-së me Udhëzimin Administrativ Nr.02/2002 është kërkuar nga Zyra për Planifikim Strategjik e Zyrës së Kryeministrit si parakusht për miratim nga Qeveria.

KPM ka vazhduar edhe me trajtimin e disa rasteve ligjore për mossjellje të ditarëve A dhe B gjatë fushatës për Zgjedhjet e Përgjithshme, Zgjedhjet Lokale dhe Balotazh gjatë vitit 2017 në Republikën e Kosovës. Këto raste janë vlerësuar të jenë në shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme për të cilat është marrë vendim sanksionues me Vërejtje. Në relacion me monitorimin e mediave gjatë fushatës së zgjedhjeve, Komisioni ka shqyrtuar edhe Raportin e monitorimit   mediave gjatë fushatës për procesin e rivotimit në komunën e Istogut. Është vlerësuar që mediat që e kanë mbuluar këtë fushatë kanë vepruar në pajtueshmëri.

Në fund të mbledhjes, KPM miratoi kërkesën e Operatorit të Shpërndarjes High Speed SHPK për ndërprerje të licencës.

Vendimet individuale nga kjo mbledhje do të publikohen pasi të jenë dërguar tek të licencuarit.

                                                  

 

KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA


Kthehu mbrapa