Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

FTESË PUBLIKE PËR NOMINIME PËR TRE ANËTARË TË KPM-së

Publikimet19.01.2018 -

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), bazuar në nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në, bën ftesë publike për nominime për tre (3) anëtarë të KPM-së: një (1) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy (2) nga radhët e komuniteteve jo shqiptare në Republikën e Kosovës.

Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës.

Nominimet pranohen nga data 19 janar 2018 deri më 5 shkurt 2018, në orën 16:00. 

Dokumentet e nominimit mund të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së apo të skanuara përmes emaili në info@kpm-ks.org.

Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarët të KPM-së mund t’i gjeni këtu: Pakoja për Nominime.

Informata shtesë lidhur me procesin e nominimit mund të kërkoni edhe përmes:

-          emailit në info@kpm-ks.org;

-          telefonit në numrin kontaktues 038 245 031, si edhe

-      personalisht duke u paraqitur në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, në  adresën Rruga Perandori Justinian nr. 124 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave