Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE MBAJTI MBLEDHJEN E RADHËS

DTV28.02.2018 -

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 26 shkurt  2018  nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z. Adnan MEROVCI, mbajti  mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2018,. 

Fillimisht Komisioni miratoi agjendën dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e kaluar.

Në vazhdim të mbledhjes  Komisioni ka shqyrtuar disa raste të licencimit, respektivisht kërkesa për licencimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA) përmes operatorëve të shpërndarjes.

Pas shqyrtimit të rasteve, u konstatua se të gjitha kërkesat i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së prandaj Komisioni vendosi që të miratojë  kërkesat për licencim  përmes operatorëve të shpërndarjes për  OSHMA-të e renditura më poshtë:

 

-        Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Beat;

-        Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Dkou 1;

-        Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Doku 1;

-        Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Episode;

-        Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Kino 1;

-        Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Kino 2;

-        Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Kino 3;

-        Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Klan Kosova 2;

-        Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Prime TV;

-        Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Prince Kids;

-        Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Sport 1;

-        Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Sport 2;

-        Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Sport 3;

-        Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA TE 7.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE


Kthehu mbrapa