Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

FTESË PUBLIKE PËR NOMINIME PËR DY ANËTARË TË KPM-së

KPM01.03.2018 -

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), bazuar në nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në, bën ftesë publike për nominime për dy (2) anëtarë të KPM-së nga radhët e komunitetit shqiptar.

Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës.

Nominimet pranohen nga data 1 mars  2018 deri më 15 mars 2018, në orën 16:00. 

Dokumentet e nominimit mund të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së apo të skanuara përmes emaili në info@kpm-ks.org.

Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarët të KPM-së mund t’i gjeni këtu: Pakoja për Nominime.

Informata shtesë lidhur me procesin e nominimit mund të kërkoni edhe përmes:

-          emailit në info@kpm-ks.org;

-          telefonit në numrin kontaktues 038 245 031, si edhe

-          personalisht duke u paraqitur në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, në adresën Rruga Perandori Justinian nr. 154 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave


                                                                                                                      

                                                                                                                      

                                                                                                                      


Kthehu mbrapa