Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

DITA NDËRKOMBËTARE E LIRISË SË SHTYPIT

03.05.2018 -

Me rastin e 3 majit, Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Komisioni i Pavarur i Mediave, rikujton rëndësinë që ka respektimi i kësaj vlere thelbësore të sistemeve demokratike e që kontribut të çmueshëm në krijimin e një shoqërie stabile, gjithëpërfshirëse, duke garantuar njëkohësisht qasje në informata dhe garantim të lirisë së shprehjes.

Duke pas për bazë misionin  e KPM-së i cili është:

-    Të nxisë dhe të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe për menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare;

-       Të kontribuojë në profesionalizimin e shërbimeve mediale audio-vizuele;

-       Të mbështes lirinë dhe pluralizmin e shërbimeve mediale audio-vizuele.

KPM si  organ kushtetues i përcaktuar me nenin 141 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në bazë të mandatit ligjor që ka që nga viti 2006, rregullon mediat elektronike në Republikën e Kosovës. Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, KPM-ja licencon transmetuesit publik e privat, përcakton dhe zbaton  politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik, të cilët ofrojnë shërbime mediale audio dhe audio-vizuele.

Në bazë të kësaj, Komisioni i Pavarur i Mediave  vlerëson rëndësinë e respektimit të  lirisë së mediave dhe mbrojtjen e saj si një kusht thelbësor për funksionimin e një shoqërie demokratike, stabile dhe gjithëpërfshirëse, duke garantuar njëkohësisht qasje në informata dhe garantim të lirisë së shprehjes. KPM ofron mbështetjen e fuqishme ndaj mediave në mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së mediave si dhe inkurajon të gjithë mekanizmat tjerë  përgjegjës në këtë fushë që të ofrojnë një qasje konstruktive në zhvillimin e mëtejmë të lirisë së shprehjes dhe të mediave.

Sa i përket rolit të KPM në avancimin e lirisë së mediave dhe zhvillimin e pluralizmit medial, KPM ka konsoliduar bazën ligjore e cila përbëhet nga Ligji Nr.04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe pastaj aktet nënligjore (rregulloret). Më e rëndësishmja është se kjo bazë ligjore është në pajtueshmëri të plotë me legjislacionin dhe praktikat  e Bashkimit Evropian, me saktësisht me Direktivën për Shërbimet Mediale Audio Vizuale (AVMSD).
Në këtë ditë të rëndësishme të lirisë së shtypi, Komisioni i Pavarur i Mediave inkurajon të gjithë mekanizmat përgjegjës që të ofrojnë një qasje konstruktive në funksionalizimin e predispozitave që garantojnë aplikimin e pakufizuar të kësaj lirie themelore, që duhet të jetë e pacenueshme e mbrojtur dhe e garantuar.

Pavarësisht sfidave e rasteve të kufizuara përjashtuese, Komisioni i Pavarur i Mediave konsideron se mediat në Republikën e Kosoves vazhdojnë të praktikojnë lirshëm të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre me profesionalizëm dhe të jenë zë i fuqishëm dhe i saktë i së vërtetës, i cili  është kusht fundamental njerëz
orë për një shtet demokratik. Rikujtojmë se Liria e shprehjes në Republikën e Kosovës është e garantuar me Kushtetutë, andaj garanton të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush. KPM angazhohet fuqishëm për media të lira dhe u bënë thirrje të gjitha institucioneve relevante të krijojnë ambient të përshtatshëm për zhvillimin e medias së lirë dhe pluraliste. 

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE