Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

SHTYHET AFATI PËR NOMINIME PËR NJË ANËTARË TË KPM-së

KPM10.05.2018 -

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), bazuar në nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në dhe Vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës  Nr.06-V-121, me 24 prill 2018 ka bërë ftesë publike për nomime për një (1) anëtarë të KPM-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë. Afati për nominime ka përfunduar me 10 maj 2018 në orën 16:00.

KPM ka pranuar nominimet që kanë ardhur deri në këtë afat, por për shkak që nuk ka pasur një numër të konsiderueshëm të nominimeve, KPM ka vendosur për shtyerjen e afatit të nominimeve deri me 17 maj 2018, në orën 16:00.

Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës. 

Nominimet pranohen nga data 11 maj  2018 deri më 17 maj 2018, në orën 16:00. 

Dokumentet e nominimit mund të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së apo të skanuara përmes emaili në arsimdreshaj@gmail.com. 

Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarë të KPM-së mund t’i gjeni në ueb faqen e KPM-së: www.kpm-ks.org  tek: Pakoja për Nominime.

Informata shtesë lidhur me procesin e nominimit mund të kërkoni edhe përmes:

-        emailit në  arsimdreshaj@gmail.com. 

-        telefonit në numrin kontaktues 038 245 031, si edhe

-     personalisht duke u paraqitur në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, në adresën Rruga Perandori Justinian nr. 124 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave


Kthehu mbrapa