Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

VENDIMET NGA MBLEDHJA E SHTATË E KPM-së

mbledhja 1 gusht 201806.08.2018 -

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 1 gusht 2018 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI,  mbajti  mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2018,. 

Pas miratimit të agjendës, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar.

Në vazhdim të mbledhjes  KPM ka  shqyrtuar Raportin Tremujor janar – mars 2018 dhe Raportin Tremujor prill – qershor 2018 për punën e KPM-së. Pas shqyrtimit Komisioni miratoi raportet për t’u përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurës duke u bazuar në obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Komisioni gjithashtu shqyrtoi edhe një rast  ligjor lidhur me ankesën e International Maarif Schools of Kosova kundër KTV-së për shkelje të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM 2016/03.

Pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni i KPM-së ka ardh në përfundim se Ankesa e International Maarif Schools of Kosova përmes së cilës pretendohet se KTV i ka dëmtuar reputacionin dhe imazhin e shkollës, refuzohet si e pabazuar, rrjedhimisht KTV ka vepruar në pajtim me Kodin  e Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM 2016/03. Vendim KTV

Duke pas parasysh se tanimë Komisioni i KPM-së është në përbërje të anëtarëve të rinj, respektivisht ka zgjedhur Kryetar dhe Nënkryetare me mandat të ri, sipas procedurës ligjore vendosi të inicojë amandametimin e Rregullores së Punës së Komisionit të KPM-së.

Gjithashtu në këtë mbledhje KPM ka trajtuar edhe disa raste të licencimit për këta operatorë të shpërndarjes:

o   Ipko - kërkesë për ripërtritje të licencës

o   Kujtesa - kërkesë për ripërtritje të licencës

o   Eagle - kërkesë për ripërtritje të licencës

o   TV Eho - kërkesë për ripërtritje të licencës

o   Elektra - kërkesë për ripërtritje të licencës dhe kërkesë për ndryshim të emrit

Pas shqyrtimit të këtyre rasteve, Komisioni i miratoi të gjitha kërkesat për ripërtritje të licncës dhe ndryshim të emrit,  për operatorët e renditur me lartë.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE