Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

Legjislacioni29.10.2018 -

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 26 tetor 2018 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI,  mbajti  mbledhjen e dhjetë të rregullt për vitin 2018. 

Pas miratimit të agjendës, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar.

Në vazhdim të mbledhjes  KPM ka  shqyrtuar Raportin Tremujor korrik – shtator 2018 për punën e KPM-së. Pas shqyrtimit Komisioni miratoi raportin për t’u përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurës duke u bazuar në obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Komisioni gjithashtu shqyrtoi edhe një rast  ligjor lidhur me rastin e ankesës së Familjes Shkreli  kundër TE7-së,  për shkelje të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM 2016/03.

Pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni i KPM-së ka ardh në përfundim se ankesa e Familjes Shkreli  përmes së cilës pretendohet se TE7 i  ka shkelur parimet profesionale dhe të kodit të gazetarisë, duke lejuar të transmetohet vetëm pala që pretendon të jetë viktimë, kurse gazetarja nuk merr mundin që t'i kontaktojë dhe të marr opinionin e anëtarëve të familjes Shkreli, duke bërë që pretendimet e paraqitura në këtë kronikë të jenë krejtësisht në mënyrë të njëanshme,  refuzohet si e pabazuar. Rrjedhimisht TE 7 ka vepruar në pajtim me Kodin  e Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM 2016/03.

Gjithashtu në këtë mbledhje KPM ka trajtuar edhe disa raste të licencimit, kërkesa për licencimin për licencimin e një operatori të shpërndarjes (OSH) dhe dy Ofruesi të Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA) përmes operatorit të shpërndarjes:

o   OSHMA KLAN NEWS – Kërkesë për licencë përmes operatorit të shpërndarjes;

o   OSHMA RTV FONTANA – Kërkesë për licencë përmes operatorit të shpërndarjes;

o   OTT TELEKOMI I KOSOVES – Kërkesë për licencë të operatorit të shpërndarjes.

Pas shqyrtimit të këtyre rasteve, Komisioni i miratoi kërkesat për licncimin e një operatori të shpërndarjes dhe dy OSHMA përmes operatorit të shpërndarjes, të renditura si me lartë.



KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE


Kthehu mbrapa