Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT

mbledhja 26 prill 201930.04.2019 -

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 26 prill 2019 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI,  ka mbajtur  mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2019. 

Fillimisht Komisioni miratoi  agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e fundit.

Në vazhdim të mbledhjes  KPM ka  shqyrtuar Raportin Tremujor janar – mars 2019 për punën e KPM-së. Pas shqyrtimit Komisioni miratoi raportin për t’u përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurës duke u bazuar në obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Në vazhdim të  mbledhjes Komisioni i KPM-së ka trajtuar edhe disa kërkesa në rastet e licencimit, respektivisht kërkesa për ripërtritje të licencës, për ndryshim të pronësisë, për ndërprerje të licencës, për bartjen (transferin) e licences si dhe  për licencim të OSHMA me transmetim përmes OSH.  

Rastet e licencimit janë të renditura si më poshtë:

·  A mol tv rekomandim për ripërtëritje të licencës;

·  Radio Dodona rekomandim për ndryshim të pronësisë;

·  Rtv Ballkan rekomandim për ndërprerje të licencës (heqje dorë në mënyrë vullnetare nga licenca);

·  Cinemax 1, Cinemax 2, Life hd, Terra hd dhe Tao Tao rekomandime për licencim për OSHMA me transmetim përmes osh;

·  Kristal TV  – rekomandim për licencim për oshma me transmetim përmes osh;

·  Isp broadcast rekomandim për bartjen (transferin) e licences.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE