Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

KPM DISKUTON ME STUDENTËT E GAZETARISË KODIN ETIK DHE AKTET TJERA QË RREGULLOJNË OFRUESIT E SHËRBIEMVE MEDIALE AUDIO-VIZUELE

ligjerata AAB - 10 maj 201910.05.2019 -

Nënkryetarja e Komisionit të Pavarur për Media (KPM), znj. Violeta Hyseni Kelmendi, Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, z. Luan Latifi dhe Udhëheqësi i Divizioinit për Monitorim dhe Analiza, z. Mirand Tafarshiku kanë prezantuar para një grupi studentësh të Universitetit AAB rregullativën ligjore të KPM-së, që rregullon Shërbimet Mediale Audio-Vizuele në Kosovë, me theks të veçantë Kodin Etik.

znj. Hyseni Kelmendi tha se rregullimi i mediave audio-vizuele në Kosovë është në përputhje me standardet ndërkombëtare të transmetimit dhe të të drejtave të njeriut, duke mbrojtur interesin publik si dhe duke promovuar demokracinë, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe pluralizmin medial.

“Është shumë e rëndësishme për ju si studentë dhe gazetarë të ardhshëm që të njihni aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë mediat, të kuptoni rregullat e etikës siç janë paanshmëria dhe saktësia e lajmit, respektimi i të drejtave individuale përfshirë të drejtën për privatësi, mos-transmetimin e materialeve që promovojnë apo nxisin aktivitete kriminale, mos-nxitjen e gjuhës së urrejtjes, respektimin e të drejtës për privatësi të fëmijëve dhe të të miturve etj”, tha nënkryetarja e KPM-së.

Ndërsa Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, z. Luan Latifi dhe Udhëheqësi i Divizionit për Monitorim dhe Analiza, z. Mirand Tafarshiku ofruan sqarime për studentët në pyetjet e tyre lidhur me plagjiaturën në media, mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve, masat që ndërmerr KPM kur mediat audio-vizuele shkelin kodin e etikës dhe rregulloret tjera të institucionit, qoftë në bazë të ankesave të palëve apo monitorimit ex-officio. Gjatë prezantimit, z. Latifi foli edhe për rëndësinë e Edukimit Medial dhe rolin e rregullatorit në zhvillimin e kësaj platforme.

Zyrtarët e lartë të KPM-së shprehën gatishmërinë e institucionit për bashkëpunim të vazhdueshëm me studentët e gazetarisë të të gjitha universiteteve në Kosovë me qëllim të promovimit të standardeve etike të gazetarisë, rritjes së cilësisë së raportimit në media dhe mbrojtjes së interesit të publikut.

Ky prezantimi i akteve nënligjore të KPM-së para studentëve të vitit të tretë të gazetarisë të Universitetit AAB u realizua me ftesë të profesoreshës së lëndës “Gazetaria Online”, znj.Ilire Zajmi Rugova.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE


Kthehu mbrapa