Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

Me kërkesë të Komisionit AD HOC, KPM përsërit ftesën për nominime për anëtar të Bordit të RTK-së

25.04.2007 -

Komisioni Ad Hoc ka marrë vendim për përsëritjen e ftesës publike për nominime pasi që në procesin e parë të nominimit, nga gjithsej 77 të nominuar, është paraqitur vetëm nga një nominim për pjesëtarë të minoriteteve, përveç minoritetit turk. Ftesa për nominime është e hapur jo vetëm për minoritetet por për të gjithë të interesuarit.

Sipas Ligjit, Bordi i RTK-së do të përbëhet prej personaliteteve publike me kualifikime profesionale të fushave të ndryshme si: kultura, arti, kinematografia, gazetaria, drejtësia, biznesi dhe menaxhmenti financiar, marrëdhënie me publikun, marrëdhënie ndërkombëtare, universiteti, media dhe teknikës. Ata/Ato duhet të kenë demonstruar paanshmëri politike.

Nominimet mund të bëhen nga cilido person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Kosovë. Informacion të plotë rreth kualifikimeve të anëtarëve të Bordit të RTK-së, procedurave të nominimit dhe format e nominimit mund të merren nga:

- ueb faqja www.kpm-ks.org ( Pakoja për informim publik )
- fax: 038 245 034
- tel: 038 245 031
- nga zyra e KPM-së në rrugën “Gazmend Zajmi” nr.1 në Prishtinë 

Nominimet do të pranohen nga zyra e KPM-së 24 prill 2007 deri më 8 maj 2007.
Nominimet nga procesi i parë mbesin të vlefshme dhe nuk është e nevojshme që ato të përsëriten.

Lista e kandidatëve të nominuar në procesin e parë për anëtarë të Bordit të RTK-së

 


Kthehu mbrapa