Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

Zyra e Shefit Ekzekutiv të Komisionit të Pavarur për Media vazhdon afatin e procesit të nominimit dhe bën publike nominimet nga procesi i parë

10.05.2007 -

Dy prej anëtarëve të Këshillit të KPM-së, të nominuar nga shoqëria civile, u kalon mandati një-vjeçar më 28 gusht 2007.

Në pajtueshmëri me Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media dhe Transmetim, i cili hyri në fuqi më 8 shtator 2005, Zyra e Shefit Ekzekutiv të KPM-së ka bërë ftesën publike për nominime nga  shoqëria civile më 10 prill 2007. Afati ka përfunduar më 9 maj 2007, mirëpo për shkak të mos paraqitjes së nominimeve nga ana e minoriteteve, Zyra e Shefit Ekzekutiv të KPM-së vazhdon afatin e procesit të nominimit edhe për dy javë.

Nominimet e reja do të pranohen deri më 29 maj 2007, në  orën16:30. Të gjitha informatat mbi procesin dhe mënyrën e nominimit mund t’i gjeni në pakon për informim publik në ueb faqen tonë www.kpm-ks.org, përmes emailit në info@kpm-ks.org apo në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, Gazmend Zajmi Nr. 1, Prishtinë.

Zyra e Shefit Ekzekutiv sot bëri publike listën e nominimeve të pranuara gjatë procesit të parë . KPM do të pranojë komente me shkrim nga publiku për këta të nominuar  deri të hënën më 21 maj në orën 16:30 në: www.kpm-ks.org apo përmes  fax: (038) 245-034


Kthehu mbrapa