Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

Komunikatë për Media

01.06.2007 -

Këshilli i Komisionit të Pavarur për Media në mbledhjen e radhës të mbajtur më 1 qershor 2007, aprovoi për dërgim për komente nga publiku Draft Rregulla për Reklamim për Subjektet Transmetuese dhe Draft Rregulloren për Mbrojtjen e të Miturve.

KPM pret komente nga publiku deri më 20 qershor 2007 në orën 16.30. Komentet mund të dërgohen përmes postës elektronike në adresën: info@imc-ko.org apo përmes faksit në 038/245 034.

Gjithashtu, Këshilli i KPM-së në këtë takim mori vendim lidhur me rastet e dy subjekte transmetuese lokale. Televizionit Men është vendosur t’i suspendohet Licenca për Transmetim për tre muaj, ndërsa pas heqjes dorë në mënyrë vullnetare të Radio Contact-it nga Licenca për Transmetim, Këshilli mori vendim të bëjë revokimin e Licencës së këtij subjekti transmetues.

Mbledhja e ardhshme e Këshillit të KPM-së do të mbahet me 11 qershor 2007 në Zyrën e KPM-së.


Kthehu mbrapa