Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

PSSP ka emëruar z.KAROL JAKUBOWICZ si anëtar të dytë ndërkombëtar të Këshillit të KPM-së

06.09.2007 -

Ju informojmë se PSSP ka emëruar z.KAROL JAKUBOWICZ si anëtar të dytë ndërkombëtar të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media. Mandati i z. JAKUBOWICZ ka filluar prej 28 gusht 2007 dhe do të zgjasë deri më 28 gusht 2008. Ai është doktor i Sociologjisë së Komunikimit Masiv, Univerziteti Varshvës, Poloni.

Aktualisht është anëtar i Këshillit Ndërqeveritar për Informim për të Gjitha Programet, UNESCO; anëtar i Bordit të Këshilltarëve; Asociacioni Evropian për Hulumtim të Komunikimit dhe Edukimit; udhëheqës i Grupit Punues 2; COST A30 Veprimi “East of West” vënia  Agjendës së re për Hulumtime Mediale të Evropës Qendrore dhe Lindore; Redaktor Korrespondues Mediat, Kultura dhe Shoqëria (Londër); anëtar i Bordit Ndërkombëtar Këshillëdhënës  Revista për Komunikim Ndërkombëtar (Sydney); anëtar i Bordit Këshillëdhënës të Redaktorëve të Gazette (Amsterdam); anëtar i Bordit Editorial Konvergjenca (Londër).

Dr. JAKUBOWICZ ka një eksperiencë të gjerë në Komisionin e Ekspertëve për Koncentrimin e Mediave dhe Pluralizmin –Këshilli i Evropës, në Agjencitë Rregullative të Transmetimit, në Televizionin Polak, dhe si profesor i gazetarisë.

 


Kthehu mbrapa