Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

Këshilli i KPM-së emëroi Znj. Naile Selimaj - Krasniqi për Shef Ekzekutiv të zyres së KPM-së

19.10.2006 -

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Këshilli i Komisionit të Pavarur për Media, në mbledhjen e tij më 16 tetor 2006, emëroi znj. Naile Selimaj - Krasniqi Shefe Ekzekutive e Komisionit të Pavarur për Media. Znj. Selimaj - Krasniqi, e cila deri më tani ka qenë Kryesuese e Divizionit të Licencimit në Zyrën e Komisionerit të Përkohshëm për Media dhe Komisionit të Pavarur për Media do të jetë Shefja Ekzekutive e parë e KPM-së.

Zgjedhja e Shefit Ekzekutiv pason shpalljen e Ligjit mbi Komisionin e Pavarur për Media dhe Transmetim në korrik 2005 dhe themelimin e Këshillit të KPM-së në gusht të këtij viti.

Në mes të një numri kandidatësh Këshilli erdhi në përfundim se profesionalizmi dhe përvoja menaxheriale e znj. Selimaj - Krasniqi është një garanci për kryerje efikase të detyrave të përgjegjësive të mëdha të Shefit Ekzekutiv.

Isuf Berisha

Kryesues i Këshillit të KPM
 


Kthehu mbrapa