Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

KOMUNIKATË PËR MEDIA

16.02.2007 -

Sot, më 16 shkurt 2007 në lokalet e Komisionit të Pavarur për Media është mbajtur takimi i parë i Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e transmetuesit publik, Radio Televizionit të Kosovës. Me këtë është përmbushur obligimi ligjor që del nga Neni 23.c, i Ligjit Nr. 02/L-47 për Radio Televizionin e Kosovës. 

Ky Komision Ad Hoc ka në përbërje të vet 7 anëtarë: z. Besim Bokshi, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës i cili njëherësh është edhe Kryesues i këtij Komisioni, z. Isuf Berisha, znj. Milena Djeric dhe z. Ilir Dugolli nga Këshilli i Komisionit të Pavarur për Media dhe znj. Vjosa Dobruna, z. Milazim Krasniqi dhe znj. Snezana Karadjic nga Bordi aktual i RTK-së. 

Në takim janë shqyrtuar dhe miratuar kriteret dhe pakoja për informim publik për nominimin e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.  

Komisioni i Pavarur për Media do të bëjë një ftesë publike për propozime, për plotësimin e pozitave në Bordin e RTK-së duke filluar nga 19 shkurt 2007. Të gjithë të interesuarit mund të marrin dokumentacionin relevant tek Komisioni i Pavarur për Media, Rruga Gazmend Zajmi Nr. 1 në Prishtinë, apo përmes webfaqes kpm-ks.org

Afati për pranimin e nominimeve do të përfundojë më 19 mars 2007.   
Komisioni i Pavarur për Media


Kthehu mbrapa