Të licencuarit
2290 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM MIRATON AKTET E REJA NËNLIGJORE

25 January 2017

 

Komisioni i Pavarur i Mediave në mbledhjen e mbajtur më 19 janar 2017,ka miratuar këto rregullore:

-          Rregullore për Operatorin e Multipleksit në Nivel Shtetëror KPM-2017/01

-          Rregullore për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audio Vizuale KPM-2017/02

-          Rregullore për   Tarifën Vjetore për Licencë KPM-2017/03,

-      Rregullore për Bartjen e Detyrueshme të ofruesve të Shërbimeve Mediale në Operatorin e Multipleksit KPM-2017/04; dhe

-         Rregullore për Renditjen Logjike të Kanaleve KPM-2017/05

Komisioni i Pavarur i Mediave njofton të gjithë të licencuarit, palët e interesuara dhe publikun se prej datës 25 janar 2017, hyjnë  në fuqi rregulloret e lartë përmendura.

KPM duke u bazuar në nenin 3, paragrafi 2, pika 11 e Ligjit për  KPM si dhe nenit 25 të Ligjit për Digjitalizimin e Transmetimeve Tokësore Radio Difuzive Ligji Nr.05/L-027, ka iniciuar procedurën për hartimin e këtyre rregulloreve si dhe amandamentimin e Rregullores për  Nivelin dhe Mënyrën e pagesës së Tarifës për Licencë KPM 2014/03 e cila do të zëvendësohet me Rregulloren për Tarifën Vjetore për Licencë, KPM-2017/03.

Siç parashihet me procedurat për nxjerrjen e legjislacionit sekondar (neni 8 i Ligjit për KPM-në, Ligji Nr. 04/L-44), KPM në pajtim me Ligjin, ka vendosur në diskutim publik për 15 ditë pune draftet e rregulloreve, ku të gjitha palët e interesuara kanë pasur mundësinë të japin komentet dhe vërejtjet  e tyre me shkrim lidhur me këto rregullore.

Konsultimi publik ka filluar më 16 gusht 2016 dhe ka zgjatur deri më 16 shtator 2016, për rregulloret që dalin nga procesi i digjitalizimit, ndërsa prej 5 tetor 2016 deri më 25 tetor 2016 ka qenë konsultimi publik për Rregulloren për  Tarifën Vjetore për Licencë.

Pas pranimit të komenteve publike, KPM  ka  shqyrtuar  të gjitha komentet dhe ato që kanë qenë të argumentuara me bazë ligjore, i ka inkorporuar në draftin final. 

Në vazhdim të procesit KPM me 5 dhjetor 2016 ka mbajtur edhe një dëgjim publik, ku u ka ofruar edhe një herë mundësi të gjitha palëve të interesuara që të japin komentet e tyre para miratimit të draft rregulloreve.

Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të këtyre rregulloreve, KPM ka plotësuar bazën ligjore për procedim të mëtejmë të procesit të digjitalizimit të transmetimeve tokësore.

 

                                                                                          KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE