Të licencuarit
2304 - Lajmi_i_plot | KPM

FTESË PUBLIKE PËR KOMENTE

16 August 2016

Në mbledhjen e mbajtur më 28 korrik 2016, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka aprovuar për dëgjim publik këto draft rregullore:


-          DRAFT RREGULLOREN PËR RENDITJEN LOGJIKE TË KANALEVE TELEVIZIVE TË LICENCUARA NGA KPM

-          DRAFT RREGULLOREN PËR BARTJEN E DETYRUESHME TË OFRUESVE TË SHËRBIMEVE MEDIALE NË OPERATORIN E MULTIPLEKSIT

-          DRAFT RREGULLOREN PËR OPERATORIN E MULTIPLEKSIT

-          DRAFT RREGULLOREN PËR OFRUESIT E SHËRBIMEVE MEDIALE

-          DRAFT RREGULLOREN PËR VLERËSIMIN E APLIKACIONEVE PËR LICENCIMIN E MULTIPLEKSIT


Bazuar në nenin 8 paragrafi 2, të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, KPM  u bën ftesë publike përfaqësuesve të shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palëve tjera të interesuara për të ofruar komente me shkrim për draft rregulloret e lartpërmendura.

KPM fton përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë prej 16 gusht 2016, deri më 16 shtator 2016 në orën 16:00.

Komentet mund t'i adresoni tek Komisioni i Pavarur i Mediave, Rr.Ul.Str. Perandori Justinian Nr. 124, Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë, apo t'i dërgoni ato përmes:

•    e-mailit:  info@kpm-ks.org;

Ju lutem gjeni të bashkëngjitur Draft Rregulloret!

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE