Të licencuarit
2313 - Lajmi_i_plot | KPM

FTESË PËR DËGJIM PUBLIK LIDHUR ME DRAFT RREGULLOREN PËR SHPËRNDARJEN E SHËRBIMEVE MEDIALE AUDIO DHE AUDIO-VIZUELE

10 June 2016

Të nderuar/a,

Në mbledhjen e mbajtur më 2 qershor 2016, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka aprovuar për dëgjim publik, Draft:

RREGULLOREN PËR SHPËRNDARJEN E SHËRBIMEVE MEDIALE AUDIO DHE AUDIOVIZUALE

Me qëllim të harmonizimit të Rregullores së distribuimit kabllor të programeve radio televizive në Kosovë, me Ligjin për KPM-së Nr. 04/L-44, me avancimet e teknologjisë/platformave të reja teknologjike si dhe duke u bazuar në nenin 26, paragrafi 3, të këtij Ligji, KPM ka iniciuar procedurën për amandamentimin e Rregullores Nr. CIMC–2007/04, e cila do të zëvendësohet me draft Rregulloren KPM-2016/01.

KPM fton në dëgjim publik përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara. Dëgjimi publik do të mbahet më  datë 14 qershor 2016, në orën 13:00, në Hotel Prishtina, në Prishtinë.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE