Të licencuarit
2322 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMUNIKATË PËR MEDIA

12 February 2016

 

Me Rregulloren Nr. 2014/03, për Nivelin dhe Mënyrën e Pagesës së Tarifës për Licencë,  duke marrë parasysh kushtet mbizotëruese të tregut, KPM ka përcaktuar tarifa të përballueshme për të licencuarit të cilat janë përcaktuar njëjtë për secilën kategori të licencës.

 Për vitin 2015, KPM ka lëshuar fatura për pagesën e tarifës për licencë për të gjithë të licencuarit në fillim të vitit duke i njoftuar edhe për afatet dhe mënyrën e pagesës. Afati i fundit për pagesën e tarifës për licencë ka qenë me datën 31 mars 2015 dhe brenda këtij afati kanë dështuar të veprojnë në pajtim me obligimin ligjor një numër i konsiderueshëm i të licencuarve. Ky dështim është trajtuar gjatë tërë vitit 2015 në mbledhjet e Komisionit të Pavarur të Mediave si edhe në takimet publike të përbashkëta me këta të licencuar.

 Qëllimi ka qenë që të sigurohet zbatueshmëri e ligjit dhe në të njëjtën kohë të ruhet edhe e drejta e medias për informim të publikut. Në të gjitha diskutimet e bëra, është sjellë në vëmendje të KPM-së gjendja ekonomike e tyre dhe pamundësia e pagesës së njëhershme. Duke marrë në konsideratë këtë, KPM ka vendosur më 22 tetor 2015 që pagesa e tarifës për licencë për vitin 2015 të bëhet me këste dhe ka përcaktuar fund-vitin si afat të fundit.

 Edhepse u mundësuan afate të favorshme për të licencuarit, për vitin 2015 nuk kanë bërë pagesën 40 të licencuar, 21 prej të cilëve janë shërbime mediale që operojnë me frekuencë, 11shërbime mediale që operojnë përmes operatorëve si edhe 8 operatorë kabllorë. Ky dështim do të rezultojë me marrjen e veprimeve ligjore të përcaktuara në Nenin 8 Rregullores 2014/03 të KPM-së për Nivelin dhe Mënyrën e Pagesës së Tarifës për Licencë.

 KPM vlerëson se me veprimet e veta përgjatë viti 2015, u ka mundësuar të licencuarve, që ishin dhe ende janë në shkelje të ligjit për mospagesë të tarifës vjetore, që të vijnë në pajtueshmëri. KPM ka vlerësuar misionin e tyre të rëndësishëm për publikun por edhe gjendjen ekonomike, mirëpo pas dështimit të vazhdueshëm të tyre për të respektuar Ligjin e KPM-së dhe Rregulloren 2014/03, KPM do të zbatojë përcaktimet ligjore dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme.

KPM për herë të fundit thërret operatorët e papërgjegjshëm që të kryejn detyrimet e tyre ligjore për taksën e licencë për vitin 2015 deri më datën: 01 mars 2016.

Pas 01 mars 2016, KPM do të marrë masat ligjore sanksonuese ndaj operatorëve të cilët do të dështojnë në kryerjen e obligimeve ligjore për taksën për licencë për vitin 2015.

Të dhënat për të licencuarit e KPM-së të cilët janë në shkelje të Nenit 26 të Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) dhe Rregullores 2014/03 të KPM-së për Nivelin dhe Mënyrën e Pagesës së Tarifës për Licencë, pasiqë kanë dështuar të paguajnë tarifën vjetore për licencë për vitin 2015 jan paraqitur në tabelat në vijim.

 

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE