Të licencuarit
2344 - Lajmi_i_plot | KPM

VENDIMET NGA MBLEDHJA E SHTATË E KPM-së

22 July 2015

 

Nën udhëheqjen e Kryetarit z. Adnan MEROVCI,  Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 22 korrik 2015, mbajti  mbledhjen e rregullt ku shqyrtoi një mori çështjesh dhe mori disa vendime. Në këtë takim Komisioni licencoi një Ofrues të Shërbimit Programor TELE 1 si dhe një Operator Kabllor KADRIA NET. Përveç kësaj, KPM diskutoi lidhur me përcaktimet e rregullave dhe procedurave që janë bërë në Draftin e Rregullores për Shpërndarjen e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audio-Vizuale, i cili së shpejti do të jetë në dispozicion të publikut dhe palëve të interesuara për komentim.

Gjatë monitorimit të vazhdueshëm që KPM i bënë spektrit të transmetimit në vend, ka vërejtur se në disa raste po bëhen operime ilegale nga operatorë kabllorë. KPM e bënë të qartë se do të ndërmerr të gjitha masat adekuate për ndalimin e kësaj veprimtarie, ndër të cilat parashihet edhe konfiskimi i plotë i pajisjeve transmetuese. KPM diskutoi edhe për rastet e mospagesës së taksës së licencës për çfarë do të veprohet konform mandatit dhe kompetencave ligjore.

Një shqetësim tjetër për Komisionin janë edhe shkurtimet e vazhdueshme buxhetor që po i bëhen KPM-së nga institucionet qendrore. Komisioni konstatoi se këto shkurtime e rrezikojnë seriozisht funksionimin e KPM-së. Komisioni thekson se organet vendimmarrëse duhet të mendojnë seriozisht për institucionet të cilat kanë rëndësi të veçantë dhe se duhet marrë parasysh specifikat e institucioneve kushtetuese, siç është rasti i implementimin të platformës së transmetimeve digjitale tokësore.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE