Të licencuarit
2363 - Lajmi_i_plot | KPM

VENDIMET E KPM-së NGA MBLEDHJA E MBAJTUR MË 24 SHKURT 2015

25 February 2015

Nën udhëheqjen e Kryetarit z. Adnan MEROVCI, më 24 shkurt 2015, KPM mbajti mbledhjen e rregullt. Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit të mbledhjes së fundit të mbajtur më 29 dhjetor 2014, KPM ka miratuar rekomandimin e Zyrës Ekzekutive për licencimin e Operatorëve Kabllorë Ardi Net dhe J@B Net, ka marrë vendim për licencimin e Ofruesit të Shërbimeve Programore – TV Dielli si dhe ka miratuar kërkesën për ndryshim të pronësisë së OSHP-së Top Kosova Info.


Gjithashtu, në këtë mbledhje KPM mori vendim për marrje të licencës për Radio Mix, vendim për ndryshimin e kategorive të disa subjekteve transmetuese në pajtim me Nenin 2 të Rregullores KPM-2014/03 për Nivelin dhe Mënyrën e Pagesës së Tarifës për Licencë.

Komisioni ka diskutuar edhe për aplikacionet që janë pranuar si rezultat i konkursit publik, për radio frekuenca në 8 komuna të Republikës së Kosovës të shpallur nga KPM në dhjetor 2014. Lidhur me to Komisioni mori Vendim që në respektim të Nenit 4, paragrafit 7, të Rregullores KPM 2014/02 të krijojë Komisionin për vlerësimin e aplikacioneve si edhe përcaktoi afatin kohor brenda të cilit ky Komision do të përfundojë punën. 

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE