Të licencuarit
2396 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM MBAJTI TRYEZËN ME TEMËN DIGJITALIZIMI NË KOSOVË

29 May 2014

 

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) mbajti tryezën me temën Digjitalizimi në Kosovë. Tryezën e udhëhoqi dhe e moderoj Kryetari i KPM-së, z. Adnan MEROVCI. Në këtë tryezë ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e KPM-së si dhe Kryeshefja Ekzekutiv me Drejtorët e Zyrës Ekzekutive të KPM-së.

Qëllimi i tryezës ishte që në këtë fazë kur KPM është duke finalizuar strategjinë për digjitalizimin e transmetimeve tokësore në Kosovë, të gjitha palëve të interesit t’u ofrohet mundësia që të shprehin pikëpamjet, interesat dhe propozimet e veta lidhur me digjitalizimin. 

Pjesëmarrës ishin përfaqësues të të gjitha televizioneve nacionale dhe lokale, Ofruesve të Shërbimeve Programore (OSHP), Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Asociacioni i Medieve të Pavarura Elektronike (AMPEK), Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Komisioni Evropian ,OSBE misioni në Kosovë dhe Këshilli i Evropës.

Në ekspozenë e vet Kryetari i KPM-së, z. MEROVCI të pranishmëve u bëri me dije se KPM në fund të qershorit 2014, sipas Ligjit do të hedhë në diskutim publik Strategjinë për digjitalizim, ku palët e interesit do të kenë mundësi edhe një herë para se kjo Strategji të dërgohet në qeveri, të japin komentet e tyre, lidhur me atë se çfarë përcakton Strategjia Kalimi i transmetimit analog në atë digjital në Republikën e Kosovës. Ai theks të veçantë i vuri afatit të përcaktuar që procesi i digjitalizimit të përfundoj në Qershor 2015.

Po ashtu Kryetari i KPM-së, artikuloj 5 atribute të misionit të KPM-së, që në funksion të zbatimit të Ligjit të KPM-së, ka të bëjë më procesin e Strategjisë së Digjitalizimit si në vijim:

  • Procesi të jetë i adaptueshëm dhe i dobishëm për Kosovën dhe qytetarët e sajë.

  • Nga digjitalizimi të sigurohet pluralizmi medial.

  • Digjitalizimi të rregulloj dhe standardizoj dhe jo të dëmtoj industrinë aktuale mediale në Kosovë.

  • Procesi dhe vet Digjitalizimi të respektoj dhe t’i përmbush standardet ndërkombëtare, dhe

  • Nga Strategjia për Digjitalizim deri në implementimin final të Digjitalizimit të respektohet parimi: “Procesi përmes procedurave”.

Pas ekspozesë nga Kryetari i KPM-së, fjalën e mori përfaqësuesja e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik, znj. Marcelë RESTELICA, e cila foli për Draft Ligjin për Digjitalizim dhe etapat e zhvillimit të tij.

Në vazhdim, Kryesuesi i tryezës ju dha fjalën një nga një të gjithë pjesëmarrësve të cilët shprehën pikëpamjet, komentet, idetë, vlerësimet, kritikat dhe interesat e tyre në raport me Digjitalizimin.

Pas fjalëve të secilit pjesëmarrës, Kryesuesi së bashku me pjesëmarrësit kërkuan nxjerrjen e disa konkluzave të përbashkëta nga kjo tryezë që ishin:

  • Procesi i digjitalizimit duhet të jetë i përshtatshëm dhe t’i referohet gjendjes aktuale mediale në Kosovë;

  • Që Strategjia t’i paraprijë Ligji për Digjitalizim ashtu siç parashihet me Ligjin për KPM-në;

  • Të merren parasysh komentet e bëra nga AMPEK dhe të tjerët;

  • Periudha eksperimentale e transmetimeve digjitale duhet të evitohet, sepse për këtë nuk ka kohë;

  • Të shikohet mundësia e një marrëveshje mes TV-ve, për të krijuar rrjetin transmetues bashkërisht me ndihmën e qeverisë;

  • Etj;

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE