Të licencuarit
2407 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMISIONI I KPM-së U TAKUA ME BORDIN E RTK-së

23 April 2014

Pas konstituimit me përbërje të re, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), nën udhëheqjen e Kryetarit z. Adnan MEROVCI, është takuar sot me Bordin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) të udhëhequr nga z. Rrahman Paçarizi. Takimi kishte për qëllim që pos një prezantimi të dyanshëm, të diskutojë edhe për detyrat dhe obligimet ligjore të KPM si rregullator i transmetimit dhe të RTK si transmetues publik.  KPM është përfaqësuar edhe nga Nënkryetari z. Xhemajl KRASNIQI, z. Driton QERIQI anëtar i KPM-së si dhe Kryeshefja Ekzekutive znj. Naile SELIMAJ-KRASNIQI. 

Në përgjithësi është folur për proceset që po përcjellin mediat kosovare dhe theks i veçantë i është dhënë procesit të digjitalizimit, respektivisht rolit kyç të KPM-së si autore dhe përgjegjëse për përgatitjen e strategjisë, e cila pastaj duhet të përcillet edhe me Ligjin për Digjitalizim.  

Afatet kohore të mbetura për kalim nga transmetimit tokësor analog në atë digjital tokësor janë shqyrtuar poashtu si çështje brengosëse mirëpo që kjo nuk duhet të shërbejë për ndonjë veprim të ngutshëm për këtë proces kaq të rëndësishëm. 

Takime të kësaj natyre KPM do të zhvillojë edhe me përfaqësuesit tjerë të Shërbimeve Medial Audio-vizual të licencuara në KPM.

 

 KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE