22 April 2014
Sot në dy takime të ndara të Komisionit Parlamentar për Media dhe atij për Buxhet dhe Financa u përkrah për procedurë të mëtutjeshme në Kuvend, Raporti Vjetor i KPM-së i cili pasqyron punën e këtij institucioni për vitin 2013.
Para këtyre dy Komisioneve Parlamentare Kryetari i KPM-së, z. Adnan MEROVCI e ka prezantuar Raportin Vjetor të KPM-së. Në takimin me Komisionin Parlamentar për Media, Kryetari i KPM-së ka folur edhe për sfidat që e presin këtë Komision për procesin e digjitalizimit. Si një projekt madhor për vendin z. MEROVCI ka përmendur Strategjinë për kalim nga sistemi analog tokësor në atë digjital tokësor, e cila tashmë ka marrë një formë, por ende nuk është finalizuar për t' u dorëzuar në Qeveri për miratim.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE