Të licencuarit
2421 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM PËR TË LICENCUARIT

15 January 2014

 

TARIFAT VJETORE TË LICENCËS

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), bazuar në nenin 3, paragrafi 2.5 dhe nenin 26 të Ligjit Nr. 04/L44 për KPM-në, duhet të mbledh tarifën vjetore për të gjithë të licencuarit nga KPM në Republikën e Kosovës.   

Për të përmbushur këtë obligim ligjor, në vitin 2010 KPM ka miratuar Rregulloren KKPM-2010/02 e cila vazhdon të jetë në fuqi. Në bazë të nenit 5, paragrafit 5.1 të  Rregullorës për nivelin dhe mënyrën e pagesës së taksës së licencës për shërbimet mediale audio-vizuale KKPM -2010/02, të gjithë të licencuarit e KPM-së obligohen që në muajin e parë të vitit respektiv të bëjnë pagesën e taksës vjetore për licencë.

Faturat për pagesën e taksës vjetore përgatiten, për secilën kategori të licencës, nga Divizioni  i Financave i Zyrës Ekzekutive sipas nenit 4 të Rregullores 2010/02, me të cilin përcaktohet niveli i pagesës për subjektet transmetuese tokësoreoperatorët kabllor dhe ofruesit e shërbimeve programore.

KPM do t’ju përcjell faturat për pagesë të taksës vjetore të gjithë të licencuarve të cilët pastaj obligohen që dëshminë e pagesës së taksës për licencë ta dorëzojnë personalisht në Zyrën e KPM-së apo edhe në formë të skanuar  përmes postës elektronike.

KPM udhëzon të gjithë ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuele, që të kryejnë këtë obligim ligjorë brenda afateve ligjore të përcaktuara.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE