Të licencuarit
2445 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM PËR MEDIA

11 December 2013

 

VDES NEVZAT HYDAVERDI - ANËTAR I KPM-së

 

Sot paradite, më 11 dhjetor 2013, ka ndërruar jetë z. Nevzat Hydaverdi, Anëtar i Komisionit të Pavarur të Mediave. 

z. Hydaverdi u lind në Prishtinë më 4 maj 1949. Ishte Magjistër i Kimisë Inxhinierike, ishte mësimdhënës në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë dhe kishte përvojë pune disa vjeçare në fushën e gazetarisë. 

Më 30 gusht 2012, Kuvendi i Republikës së Kosovës e emëroi  për anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave. 

Me vdekjen e tij, KPM ka humbur një bashkëpunëtor të vlefshëm. 

Anëtarët e Komisionit dhe personeli i Zyrës Ekzekutive ndihen të nderuar që punuan me z. Hydaverdi dhe çmojnë lartë kontributin e dhënë sa punoi në KPM. 

KPM i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së tij dhe të gjithë bashkëpunëtorëve që patën fatin të punojnë me të.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE