Të licencuarit
2475 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM takohet me përfaqësues nga Agjencioni Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA)

09 July 2013

Komisioni i Pavarur i Mediave ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësues nga Agjencioni Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). Përfaqësuesit e JICA-së janë njoftuar për punën, rolin dhe mandatin e KPM-së si edhe gjendjen e medieve në Kosovë. Është diskutuar edhe për procesin e digjitalizimit, për kriteret qe aplikohen për të licencuarit  e KPM-së dhe mënyrën se si bëhet monitorimi i përmbajtjeve programore të shërbimeve mediale audiovizuale. 

Përfaqësuesit nga JICA-së kanë informuar përfaqësuesit e KPM-së për praktikat e tyre në lidhje me mediat dhe rregullimin e tyre në Japoni.  

Delegacioni i JICA-s është përfaqësuar nga z. Toshiyuki SATO, z. Shinji TAKAGI, z. Keiichi HASHIMOTO, z. Itaru CHIBA, z. Ito Ryuichi dhe znj. Arberore Riza ndërsa KPM nga Kryetari i KPM-së z. Shefki Ukaj, z. Xhemajl Krasniqi – Nënkryetar, znj. Drita Begolli, Anëtare dhe znj. Naile Selimaj Krasniqi – Kryeshefe Ekzekutive. 
 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE