Të licencuarit
2502 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMUNIKATË PËR MEDIA

12 April 2013

 

Komisioni i Pavarur për Mediave u njoftua në hollësi me shqetësimin e përfaqësuesve të AMPEK-ut, lidhur me veprimin e Operatorit Kabllor IPKO, i cili ditë më parë kishte zhvendosur televizionin nacional komercial KTV nga kanali 3 në platformën e tij  kabllore në kanalin 83.

KPM konstaton se me këtë veprim IPKO ka bërë shkelje, ngase nuk ka respektuar Kushtet dhe Termet e Përgjithshme të Licencës së KPM-së, përkatësisht Nenin 2- Dispozitat për veprimtarinë – paragrafin 2.1.5, me ç’rast ka pasur obligim që për këtë ndryshim ta njoftojë Komisionin e Pavarur për Media 7 (shtatë) ditë  më parë.

Nisur nga ky fakt dhe bazuar në nenin 141 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe Nenin 9 të Ligjit për KPM-në nr. 04/L-44, mbi kompetencat që i janë dhënë KPM-së, Komisioni i Pavarur për Media kërkon nga Operatori Kabllor IPKO që televizionin nacional KTV ta kthej në pozicionin rendor me numrin tre (3) të platformës së tij kabllore.

KPM konstaton se politika e transmetimit duhet të jetë në pajtim me legjislacionin përkatës të Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe praktikat më të mira Evropiane dhe të promovojë zbatimin e dispozitave të cilat parandalojnë monopolizimin e transmetimit në Kosovë, duke promovuar konkurrencë të drejte për ofrimin e shërbimeve mediave audio-vizuale.

 

KOMSIONI I PAVARUR PËR MEDIA