Të licencuarit
2507 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM DËRGON RAPORTIN VJETOR NË KUVEND

29 March 2013

 

Komisioni i Pavarur i Mediave ka aprovuar Raportin Vjetor të KPM-së për vitin 2012. Aprovimi është bërë në mbledhjen e Komisionit të mbajtur me 28 mars 2012. Raporti vjetor është dokument gjithëpërfshirës i punës së Komisionit të Pavarur për Mediave për vitin 2012. Konform detyrimeve që dalin nga neni 3, paragrafi 2.8 i Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave Nr. 04/L-44, KPM tashmë i’a ka dorëzuar këtë raport Kuvendit të Republikës së Kosovës. 

Në takimin e 28 marsit Komisioni ka aprovuar dhe ka dërguar në Kuvend gjithashtu edhe raportin a parë tremujor për vitin 2013, që përfshin periudhën janar-mars, duke përmbushur obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM.

  

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE