Të licencuarit
2517 - Lajmi_i_plot | KPM

PËRFUNDON AFATI I NOMINIMEVE PËR NJË ANËTAR TË KOMISIONIT TË KPM-SË

20 February 2013

Në bazë të Vendimit Nr. 04-V-514 të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe konfrom nenit 11 paragrafi 2.1 të Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), KPM ka iniciuar procesin e nominimeve nga individë dhe shoqëria civile për anëtarë të KPM-së.
 
Me 6 shkurt 2013, KPM ka bërë shpalljen publike për nominime për anëtarë të Komisionit. Afati për nominime ka përfunduar me 20 shkurt 2013 dhe gjatë kësaj periudhe KPM ka pranuar dymbëdhjetë (12) nominime (Lista me nominime).
 
Zyra Ekzekutive e KPM-së ka përgatitur në aspektin teknik, pakon e dokumentacioneve të të gjithë kandidatëve të cilët i ka përcjellur në Kuvendit e Republikës së Kosovës, për tu shqyrtuar pastaj nga një Komision Ad-hoc i cilin do ta krijohet për këtë qëllim.
 
Sipas nenit 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në parashihet që brenda periudhës kohore prej njëzetenjë (21) ditësh pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturës, komisioni Ad-hoc, pas intervistimit rekomandon dy (2) kandidatë për çdo pozitë të anëtarit të KPM-së, të cilët pastaj do të zgjedhen nga Kuvendi, bazuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe votojnë.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE