Të licencuarit
2701 - Lajmi_i_plot | KPM

NDËRROI JETË TEUTA ZUBAKU-REÇICA DREJTORESHË E DEPARTAMENTIT TË MONITORIMIT DHE ANALIZAVE NË KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE

11 September 2018

Më 10 shtator 2018, pas një sëmundje të gjatë në moshën 64 vjeçare ka ndërruar jetë znj. TEUTA ZUBAKU-REÇICA, Drejtoreshë e Departamentit të Monitorimit dhe Analizave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

znj. ZUBAKU-REÇICA u lind në Prishtinë më 05 korrik 1954. Ishte Juriste dhe gazetare  shumëvjeçare në programin informativo-politik në Radio Televizionin e Prishtinës si dhe për shume vite udhëhoqi Departamentin e Monitorimit dhe Analizave në KPM.  

Me vdekjen e saj, KPM ka humbur një bashkëpunëtore të zonjën dhe të palodhshme dhe njëkohësisht shumë profesionale e cila kontribuoi shumë në rregullimin e medieve elektronike në Republikën e Kosovës.

I gjithë personeli i KPM-së ndihen të nderuar që punuan me znj. ZUBAKU-REÇICA dhe çmojnë lartë kontributin e saj.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në ora 16: 00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

KPM i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë bashkëpunëtorëve që patën fatin të punojnë me të.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE