12 September 2018
Me pas Komisioni vazhdoi me trajtimin e disa pikave tjera të renditura më poshtë.
Në lidhje me punën që është duke u bërë sa i përket procesit të implementimit të Ligjit për Digjitalizimin e Transmetimeve Tokësore Radiodifuzive nga Komisioni Mbikëqyrës, i cili me përfundimin e mandatit të ish Kryetarit të KPM-së, ka mbetur me një vend vakant nga përfaqësuesi i KPM-së, respektivisht pozita e Kryesuesit të Komisionit Mbikëqyrës. Komisioni i KPM-së vendosi që ta plotësojë këtë pozitë me emërimin e një anëtari të KPM-së. Në këtë detyrë u emrua Kryetari i KPM-së z.Muja FERATI.
Në mbledhje KPM ka trajtuar një rast ligjore që ka të bëjë me shkelje të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale KPM-2016/03.
TE 7 - Ankesë nga z.Hetem Terllabuqi, është urdhëruar TE 7 që në afat prej shtatë (7) ditësh të transmetojë reagimin e palës ankuese ashtu siç përcaktohet me nenin 10, paragrafi 1 të Kodit të Etikës KKPM-2016/03. Si dhe sanksionohet TE7 me Vërejtje, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1 të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 6, paragrafi 7 dhe nenit 10 paragrafi 1 të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM-2016/0.3
Gjithashtu në këtë mbledhje KPM ka trajtuar edhe dy raste të licencimit dhe ka marrë këto vendime:
- Miratim të kërkesës së Ofruesit të Shërbimit Medail Audiovizual (OSHMA) K Music për heqje dorë nga licenca;
- Miratim të kërkesës për licencim të Kumanova Cable për të vepruar si Operator i Shpërndarjes.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE