Të licencuarit
3052 - Lajmi_i_plot | KPM

LUAN LATIFI CAKTOHET USHTRUES DETYRE PËR KRYESHEF EKZEKUTIV TË KPM-SË

01 April 2019

Në mbledhjen Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) e mbajtur më 29 mars 2019, Anëtarët e Komisionit të KPM-së, duke u bazuar në nenin 3 paragrafi 2.9 të Ligjit Nr. 04/L-44  për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe në Nenin 30, paragrafi 1 dhe 4 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës,  morën vendim për caktimin e Ushtruesit të Detyrës të Kryeshefit Ekzekutiv z. Luan LATIFI, aktualisht Drejtor i Departamentit të Monitorimit dhe Analizës, për të kryer këtë funksion deri në përmbylljen e procesit të përzgjedhjes dhe emërimit të Kryeshefit Ekzekutiv me mandat ligjor.

Vendimi për caktimin e z. LATIFIT për Ushtrues të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv është bazuar në kualifikimet profesionale adekuate të cilat janë në pajtim me fushën e rregullimit të mediave me të cilën merret KPM, si dhe duke u bazuar në rezultatet e tij gjatë përvojës së tij udhëheqëse në KPM, që nga viti 2003, duke qenë pjesë e proceseve të rëndësishme zhvillimore në KPM.

Z. Luan LATIFI, është i lindur në Gjilan më 2 nëntor 1975. Studimet themelore i ka përfunduar në Prishtinë, Fakulteti Filozofik - drejtimin Sociologji, ndërsa studimet Master i ka përfunduar në Gazetari, në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim (KIJAC).

Z. Luan LATIFI është i martuar dhe ka dy fëmijë.