Të licencuarit
3126 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE MBAJTI DY PUNËTORI ME NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME LIDHUR ME EDUKIMIN MEDIAL

21 November 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave ka mbajtur dy punëtori me nxënës të shkollave me qëllim të diskutimit të çështjeve që kanë të bëjnë me edukimin medial. Punëtoritë janë mbajtur më 20 dhe 21 nëntor 2019 me nxënësit e shkollës “Xhavit Ahmeti” në Gjilan dhe shkollës “Eqrem Çabej” në Prishtinë.

Nxënësit janë njoftuar rreth rolit dhe mandatit të KPM-së si dhe rreth çështjeve që kanë të bëjnë kryesisht me edukimin medial, gazetarinë dhe qytetarinë dixhitale.

Punëtoritë janë realizuar në kuadër të projektit “JUFREX” të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës.  

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE