Të licencuarit
3134 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

24 December 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 24 dhjetor 2019 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI,  ka mbajtur  mbledhjen e katërmbëdhjetë të rregullt për vitin 2019.

Fillimisht Komisioni miratoi  agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e fundit.

Në vazhdim të  mbledhjes Komisioni i KPM-së ka trajtuar edhe disa kërkesa në rastet e licencimit, respektivisht kërkesa për licencimin e radiove sipas konkursit konkurs publik për dhënien e licencave për transmetim në radio, për shatë lokacione të Republikës së Kosovës: Prishtinë 3 frekuenca regjionale, Pejë 1 frekuencë lokale, Gjakovë 1 frekuencë lokale, Istog 1 frekuencë lokale dhe Elez Han 1 frekuencë lokale.   

Konkursi ishte shpallur më datë 27 shtator 2019 dhe ka qenë i hapur deri më datën 27 tetor 2019. KPM kishte pranuar aplikacionet që kanë ardhur deri në këtë afat, por për shumicën e lokacioneve nuk ka pasur fare aplikacione të dorëzuara. Bazuar në këtë situatë, KPM me qëllim të krijimit të një konkurrence të mirëfilltë në të gjitha lokacionet për ku janë shpallur frekuenca të lira për radio, ka zgjatur  afatin deri me 8 nëntor 2019. Vlerësimi i aplikacioneve të pranuara brenda afatit të caktuar nga KPM është bërë duke u bazuar në legjislacionin e KPM-së, respektivisht Rregulloren 2014/02 për Vlerësimin e Aplikacioneve për Licencë të KPM-së. Pas procesit të vlerësimit të aplikacioneve, Komisioni i ka shqyrtuar në mbledhjen e sotme rekomandimet e Zyrës Ekzekutiv për rastet e licencimit, të renditura si më poshtë:

  • Vendim për licencim të radios – kategori regjionale –  AAB Radio,Prishtinë
  • Vendim për licencim të radios – kategori regjionale –  Club FM, Prishtinë
  • Vendim për licencim të radios – kategori regjionale –  Radio Clasic FM, Prishtinë
  • Vendim për licencim të radios – kategori lokale –  Radio Criteria, Gjakovë
  • Vendim për refuzim të kërkesës për licencim të radios – kategori lokale –  Pejë
  • Vendim për refuzim të kërkesës për licencim licencim të radios – kategori lokale, Istog
  • Vendim për refuzim të kërkesës për licencim licencim të radios – kategori lokale, Elez Han

Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për secilin prej rasteve të licencimit, Komisioni  miratoi të gjitha ato aplikacione të cilat i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së. Ndërsa vendosi të refuzojë të gjitha ato kërkesa për  licencë, të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore.

Në vazhdim të mbledhjes Komisioni diskutoi lidhur me amandamentimin e disa prej rrgulloreve të KPM-së. Pas diskutimit Komisoni parimisht vendosi që prej datës 15 janar 2020, të vendosen në diskutim publik këto draft rregullore:

  • Rregulloren për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele;

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE