Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

KPM MORI PJESË NË KONFERENCËN SHKENCORE TË ORGANIZUAR ME RASTIN E 20 VJETORIT TË THEMELIMIT TË AUTORITETIT TË MEDIAVE AUDIOVIZIVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (AMA)

AMA06.05.2019 -

Më 3 maj 2019, një delegacion i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), i kryesuar nga Kryetari i Komisionit të KPM-së z.Muja FERATI dhe U.D. Kryeshef Ekzektuiv të KPM-së z. Luan LATIFI, morën pjesë në ngjarjen e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), të Republikës së Shqipërisë.

Fillimisht delegacioni i KPM-së u prit nga Kryetari i AMA-s z. Gentian SALA dhe Prof. Assoc. Dr. z. Mark MARKU, Përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UT, të cilët ishin organizatorë të Konferencës me titullin “Tregu i Medias Audiovizive, sjellja e audiencave dhe kuadri rregullator”.

Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media z. Muja FERATI mbajti një fjalë rasti, ku përshëndeti fillimin e punimeve të konferencës shkencore. Z. FERATI paraqiti vlerësimin e tij për bashkëpunimin e KPM-së me AMA-n, prezantoi rolin dhe mandatin e KPM-së si dhe zhvillimet e fundit rreth digjitalizimit në Kosovë. Gjatë fjalimit të tij, z. FERATI tregoi edhe për rëndësinë e pluralizmit medial në Kosovë. Sfidë që është aktuale nga rregullatorët në përgjithësi, gjatë prezantimit të tij në konferencën e mbajtur, z. FERATI i vuri theks të vecantë edhe rolit të rregullatorëve në relacion me Edukimin Medial, si një platformë e re në fushën rregullimit të mediave.

Temat kryesore që u trajtuan në Konferencë ishin: tregu i medias dhe operatorët audiovizivë; sjellja e audiencave dhe programacioni; rregullimi dhe vetërregullimi në përgjigje të zhvillimeve teknologjike.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE


Kthehu mbrapa