Të licencuarit
2251 - Lajmi_i_plot | KPM

VLORË BERISHA EMËROHET ANËTARE E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

11 December 2017

Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur me 30 nëntor 2017, ka shqyrtuar rekomandimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe ka zgjedhur znj. Vlorë Berisha anëtare të KPM-së.

Mandatet e anëtarëve të KPM-së janë të përcaktuara me  short, siç parashihet me nenin 13, paragrafi 2, i Ligji Nr. 04/L-44 për KPM-në, respektivisht mandati i znj. Vlorë Berisha është  mandat 3 (tre) vjeçar.

Me këtë emërim, Komisioni i KPM-së tani është në përbërje të plotë prej shtatë anëtarësh, ashtu siç e parasheh Ligji për KPM-në.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE