Të licencuarit
2311 - Lajmi_i_plot | KPM

EMËROHEN DY ANËTARË TË BORDIT PËR ANKESA TË KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

22 June 2016

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur më 16 qershor 2016, ka shqyrtuar rekomandimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave. Pas votimit, Kuvendi emëroi 2 anëtarë të Bordit për Ankesa. 

Anëtarët e Bordit për Ankesa janë:

z. Avdyl HYSENI – është zgjedhur Kryetar i  Bordit për Ankesa

z. Musa DRAGUSHA - është zgjedhur anëtar i  Bordit për Ankesa

Mandatet e tyre janë 3 vite, siç parashihet me nenin 40, paragrafin 1, të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në.

Për anëtarin e tretë të Bordit për Ankesa, Kuvendi ka vendosur se duhet të shpallet konkursi.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE