Të licencuarit
2319 - Lajmi_i_plot | KPM

FTESË PUBLIKE PËR KOMENTE LIDHUR ME DRAFT RREGULLOREN PËR SHPËRNDARJEN E SHËRBIMEVE MEDIALE AUDIO DHE AUDIOVIZUALE

10 March 2016

 

Në mbledhjen e mbajtur më  9 mars 2016, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka aprovuar draftin final për komente publike, Draft:

·      REGULLOREN PËR SHPËRNDARJEN E SHËRBIMEVE MEDIALE AUDIO DHE AUDIOVIZUALE

Me qëllim të harmonizimit të Rregullores së distribuimit kabllor të programeve radio televizive në Kosovë, me Ligjin për KPM-së Nr. 04/L-44, me avancimet e teknologjisë/platformave të reja teknologjike si dhe duke u bazuar në nenin 26, paragrafi 3, të këtij Ligji, KPM ka iniciuar procedurën për amandamentimin e Rregullores Nr. CIMC–2007/04, e cila do të zëvendësohet me draft Rregulloren KPM-2016/01.

Bazuar në nenin 46 paragrafi 3, dhe nenin 8 paragrafi 2, të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, KPMu bën ftesë publike përfaqësuesve të shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palëve tjera të interesuara për të ofruar komente me shkrim për draft rregullorn në fjalë.

KPM fton përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë prej 10 mars 2016, deri më 30 mars 2016 në orën 16:00.

Komentet mund t'i adresoni te Komisioni i Pavarur i Mediave, Rr.Ul.Str. Perandori Justinian Nr. 14, Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë, apo t'i dërgoni ato përmes:

•    e-mailit:  info@kpm-ks.org;