Të licencuarit
2330 - Lajmi_i_plot | KPM

U KONSTITUA KOMISIONI MBIKËQYRËS PËR MBIKËQYRJEN E PROCEDURËS SË TENDERIT PUBLIK PËR LEJIMIN E DY MULTIPLEKSËVE

14 December 2015

 

Në selinë e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), sot më 14 dhjetor 2015, u mbajt takimi konstituiv i Komisionit Mbikëqyrës, i cili në bazë të nenit 5 të Shtojcës së Ligjit Nr. 05/L-027 për Dixhitalizimin e Transmetimeve Radiodifuzive Tokësore do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e procedurës së tenderit publik për lejimin e dy multipleksëve.

Ky Komision përbëhet prej gjashtë anëtarëve, tre anëtarë nga Komisioni i Pavarur i Mediave, z. Adnan MEROVCI - Kryetar, znj. Naile Selimaj KRASNIQI - Kryeshefe Ekzekutive dhe z. Besim GOVORI - Drejtor i Departamentit për Menaxhim Frekuencor, dy anëtarë nga Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), z. Iliri IMERI - Shef i Departamentit të Komunikimeve Elektronike dhe z. Arijan QOROLLI - Udhëheqës i Zyrës për Analiza Ekonomike dhe një anëtar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), z. Agim KUKAJ - Drejtor i Departamentit të TIK. Ky Komision kryesohet nga KPM, Kryetar i KPM-së, z. Adnan MEROVCI.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE